Pioli: Momenti më i madh i karrierës sime është ai që vjen në radhë!

Kjo shprehje e trajnerit të Milanit mund të merret me dy kuptime, dhe që të dyja qendrojnë. Së pari, Stefano Pioli nuk ka arritur ndonjë sukses të madh në karrierë, ndërsa ka drejtuar ekip si Interi apo Fiorentina (mes të tjerëve), ndërsa me Milanin po vazhdon të ngjitet lart, por ende jo deri tek titujt në Serinë A apo në Champions. Gjithsesi, e vërtetë edhe ajo tjetra, që pavarësisht se kuqezinjtë janë në krye të Serisë A, Pioli i paralajmëron lojtarët e tij se nuk duhet të mendojnë për ndeshjet dhe pikët e fituara, por për ndeshjet e ardhshme që mund të sjellin titullin kampion në Itali.

“Ju më thoni se ky është momenti më i madh i karrierës sime, – thotë tekniku duke folur me gazetarët para ndeshjes së sotme ndaj Bolonjës. Momenti më i madh nuk ka ardhur ende, ne po punojmë për këtë. Ndeshjet e rivalëve unë i ndjek me distancë, në kuptimin që rëndësi për mua ka ajo që bëjmë ne. Skuadra është gati, e di se na duhet të “kapim një tren”. Ibra është gati dhe do të jetë, edhe pse “bashkëjeton” me dëmtimet e tij. Publiku në “San Siro” do të na shtyjë edhe më shumë përpara”. Milani ka 66 pikë në Serinë A, në vend të parë bashkë me Napolin (66), por që ka luajtur një ndeshje më shumë.

Sfidanti.al