Në kohën që jetojmë, sidomos në disa punë që të ngarkojnë 24 orë në 24, një martesë është e vështirë të mbijetojë gjatë. Tomas Tuhel dhe gruaja e tij, Sisi kanë bërë gati dokumentacionin e divorcit, ndërsa burime pranë familjes flasin “nën zë” se çifti u përpoq shumë që ta shpëtonte martesën, por nuk ia doli. Po ashtu, shtojnë se shqetësimi i tyre kryesor është shëndeti dhe mirëqenia e vajzave. Sisi është një gazetare e njohur amerikane, e cila braktisi punën e saj tek “Zydojçe Cajtung” e Mynihut për të jetuar në Londër me të shoqin. Ata kanë 13 vjet të martuar, ndërsa Sisi cilësohet si një grua inteligjente dhe profesioniste, pra jo si “identikiti” normal i një femre në krah të futbollistëve profesionistë, ndonëse Tuheli është trajner. Për teknikun gjerman është kohë divorcesh pasi edhe klubi i tij, Çelsi, është në ndarje e sipër nga pronari rus, Roman Abramoviç.
Sfidanti.al