I dyti ka qenë më përpara trajner i Milanit, e ka fituar titullin, por një sezon më pas pati probleme. Alberto Xakeroni thotë se ndonjëherë futbollistët vetëkënaqen pasi marrin kampionatin apo ndonjë trofe të madh, janë të ngopur dhe kjo bën që sezonin pasardhës të ketë rënie dhe dështim. Për këtë arsye, ai i jep një këshillë trajnerit të sotëm të Milanit, Stefano Piolit. “Duhet të sillet ashpër me lojtarët (con muso duro), – thotë Xakeroni, – madje duhet të jetë i tillë që në fillim, nuk duhet të lejojë që të ketë “stomak plot”.U duhet kujtuar lojtarëve se fitorja nuk do të thotë se do të konfirmohesh në mënyrë automatike”. Gjithsesi, trajneri i dikurshëm thotë të Pioli, Maldini e Masara kanë bërë një kryevepër që do të mbetet në histori, ndërsa nga lojtarët, si simbolin e ekipit ai veçon Tonalin.
Sfidanti.al