Kristiano Ronaldo do të bisedojë me Ten Hagun për të ardhmen

Portugezi pritet këtë javë që të kthehet në kompleksin stërvitor në “Kerrington” dhe e ardhmja tek Mançester Junajtidi mbetet në ajër. Kristiano Ronaldo thuhet se I ka kërkuar klubit që të largohet nëse vjen një ofertë e mirë, ndërsa nuk dihet se çfarë do të vendosin në “Old Traford”. Ajo që dihet është që CR7 do të ketë bisedime me trajnerin Erik Ten Hag, menjëherë pas kthimit në Angli, për të kuptuar se çfarë mendon holandezi, cili mund të jetë roli I tij në ekip dhe sa do të përforcohet skuadra. Nuk pritet që këto bisedime ta ndryshojnë situatën, por gjithsesi një takim I Ronaldos me Ten Hagun është interesant, sepse ndodh për herë të parë.

Sfidanti.al