Tek Reali shpresojnë që “e treta do të jetë e vërteta” për Hazarin!

Mbërriti në Madrid në 2019 dhe kurrë nuk arriti të tregonte veten siç kishte qenë tek Çelsi. Transferimi i Eden Hazarit tek Realit cilësohet si kryevepra e Marina Granovskajës në Londër, dhe si dështimi më i madh në “Santiago Bernabeu” për shumë kohë, por ndoshta ka ardhur koha që kjo gjë të ndryshojë. Mediat spanjolle shkruajnë se ylli belg ka premtuar se do të kthehet i dikurshmi, ndonëse do të duhet të lerë pas dëmtimet që e kanë torturuar. Ai ka nisur punën në mënyrë individuale dhe në sezonin e tretë ndoshta do të jetë “e treta e vërteta”. Nëse do të ndodhte kjo, trajneri Ançeloti do të kishte praktikisht një përforcim të ri, pasi Hazari ka kohë që nuk llogaritet as si titullar dhe as si alternativë e gatshme në stol.

Sfidanti.al