Pilo duhet të na ushqejë krenarinë dhe jo urrejtjen

“Transferimi” i Stavro Pilo-s nga Greqia në Shqipëri është sigurisht një lajm i mirë për Kombëtaren por kur kjo lëvizje implikon edhe ndjenjat politike e historike të të dy kampeve, asnjëherë nuk mund të ketë një fund të lumtur. Mbrojtësi i AEK është një element që në të ardhmen mund dhe do të rrisë nivelin e skuadrës kuqezi që gjithsesi në krahun e majtë e ka të gatshëm “pistonin” Manaj edhe për të paktën 1 dekadë në nivele të mire, por alternativat janë gjithmonë të mirëpritura pasi konkurrenca është elementi që e rrit cilësinë e në grupi.

Pilo bëri një zgjedhje zemre që për të dhe familjen do të thotë shumë sepse më në fund ata që kanë sakrifikuar për të, marrin shpërblimin moral dhe u tregojnë bujtësve grekë se me punë dhe sakrificë mund të kesh luksin që edhe në një vend jo shumë të dashur me shqiptarët, mund të ndihesh I pavarurr për të valëvitur me krenari flamurin. E kemi provuar në të shkuarën dhimbjen që shkaktojnë vendime të tilla edhe në favor të palës “kundërshtare” me Sotir Ninin apo Andrea Ndoj dhe historia na tregon që për ta nuk ka shkuar gjithmonë vaj, prandaj me durim e pa eufori ta presim të shpërthejë edhe me fanellën e Kombëtares një djalë që i gëzon të gjithë parametrat për t’u bërë i vlefshem me Kombëtaren.

Pirro Bardhyli