Mejzën Maunt është futbollist i Akademisë së Bluve të Londrës, ashtu si edhe Armando Broja. Vlera e tij është e lartë, 55 milionë paundë stërlina, dhe do të ishte shumë më tepër nëse nuk do të mësohej që Çelsi sikur nuk e ka me qejf që ta mbajë. Trajneri Lampard thotë se “në një botë ideale, një lojtar i tillë duhej të qendronte në klub”, por duket se do të ndodhë ndryshe. Maunt kërkohet nga Man. Junajtidi, Arsenali e Liverpuli, ndaj mediat angleze ngrenë me të drejtë pyetjen: Përse presidenti Tod Boehli nuk preferon ta mbajë sulmuesin tek Çelsi?
Sfidanti.al