Reali i femrave hedh hapin e parë, arrin finalen e Kupës së Mbretëreshës!

Kështu e quajnë në Spanjë, ndërsa për djemtë është trofeu i Mbretit. Në këtë finale për vajza kanë mbërritur femrat e Realit të Madridit që do të luajnë për trofe ndaj Atletikos gjithashtu të Madridit. Fitore 4-0 në gjysmëfinale ndaj Atletikut të Bilbaos, ndërsa Atletiko fitoi po 4-0 ndaj Alhamës. Kjo është finalja e parë në historinë e ekipit të vajzave të Realit, diçka e çuditshme duke e krahasuar me djemtë, ndërsa përballë nuk do të kenë ekipin më të fortë të Europës, Barcelonën. Pra, shanset për fitore të titullit janë më të mëdha.

Sfidanti.al