Një “dush i ftohtë” për klubin londinez dhe presidentin Daniel Levi, që ishin me shpresë për të gjetur teknikun e ri. Spërsat kanë dështuar këtë sezon plotësisht, bashkë me largimin e trajnerit Antonio Konte, dhe me mbetjen jashtë zonës Champions. Totenhemi shpresoi të ndiqte shembullin e Man. Junajtidit që e gjeti në Holandë njeriun e stolit, Erik Ten Hagun e Ajaksit, por nuk i doli mbarë. Londinezët donin Arne Slotin, trajnerin e Fejënordit, që sapo u shpall kampion. Gjithsesi, Slot ka deklaruar se dëshiron të vazhdojë edhe disa kohë në Holandë.
Sfidanti.al