Çang, presidenti i tretë me më shumë trofe tek Interi

Anxhelo dhe Masimo Morati janë ende larg, e ndoshta ai nuk do të mund t’i arrijë, por gjithsesi ky biznesmen i ri kinez nga Hong Kongu po e shkruan historinë. Stiven Çang fitoi trofeun e 5-të si president i Interit, duke mbetur prapa dy legjendave të familjes që kontrollon kompaninë italiane të naftës. Masimo Morati fitoi 16 trofe, ndërsa Anxhelo 7 të tillë, por duke pasur edhe dy Champions. Ndoshta, Çangu mund të afrohet nëse fiton finalen e Championsit në Stamboll ndaj Mançester Sitit. “Jam krenar për këto fitore, – thotë ai, – kemi bërë që të gjithë një punë të madhe. Shpresojmë në Stamboll, unë jam italianizuar”.

Sfidanti.al