Përgjigjja e guximshme e Klopit për ofendimin e himnit britanik dhe Princit Uilliam: Tifozët kanë të drejtë!

E ka treguar veten se është njeri që e thotë mendimin e tij, ndoshta jo në 100 për qind të rasteve (kur ka lidhje direkte me lojtarët e tij apo klubin), por që nuk ka frikë ta shprehë atë që mendon. Jurgen Klop tërhoqi vëmendjen e mediave britanike, dhe me siguri ka marrë mbi vete zemërimin e atyre që e quajnë veten “patriotë anglezë” kur mbështeti tifozët që vërshëllyen dhe ofenduan himnin “Zot shpëto Mbretëreshën” dhe Princin Uilliams në stadiumin “Uembli” në finalen e Kupës së Anglisë mes Liverpulit e Çelsit. “Nëse tifozët nuk do të kishin asnjë arsye, atëherë ata nuk do ta bënin atë veprim, – tha tekniku gjerman, – në raste të tilla, gjëja më e mirë është të pyesësh se përse ata e bënë këtë gjë”. Princi Uilliams është edhe president i Federatës së Futbollit. Qeveria britanike iu përgjigj Klopit me deklaratë ku thuhej se nuk mund të ketë ofendime të tilla për asnjë arsye.

Sfidanti.al