Në Mynih i kanë rënë shkurt dhe besojnë se do ta kandisin që të mos largohet. Nga ana tjetër, mediat katalanase shkruajnë se Barcelona ka shumë besim se Robert Levandovski do të kalojë në “Kamp Nou”, i bindur pas bisedimeve me trajnerin Ksavi Hernandez. “Levandovski thotë “po” për Barçën”, – shkruan “El Mundo Deportivo”, ndërsa klubi blaugrana beson se mund ta përballojë financiarisht operacionin e madh. Në Angli, thonë se Çelsi i Londrës është futur në garë, pavarësisht problemeve financiare, që mund të ekzistojnë përsa kohë që Roman Abramoviç nuk do t’ia shesë aksionet miliarderit amerikan, Tod Bëhli. E pra, ku do të shkojë Robert Levandovski? Në moshën 33-vjeçare, polaku duhet të mendojë mirë për të ardhmen.
Sfidanti.al