E ardhmja e sulmuesit francez duket se do të jetë tek Reali i Madridit, siç e thotë edhe vetë “i zoti i punës”, ndërsa bosi “merenges” ka lajme për tifozët e tij. “Në janar do të kemi lajme për Mbapenë, – tha Perezi, – shpresojmë që në 1 janar të zgjidhim gjithçka”. Në të vërtetë, presidenti i Realit u tërhoq pak nga deklaratat e tij, pasi u ngacmua më pas nga mediat. “Më duket se fjalët e mia u keqinterpretuan, – theksoi ai, – unë thashë që shpresojmë që në janar të vitin që vjen të kemi lajme të mira, duke respektuar gjithnjë Paris SG me të cilin kemi raportë të mira”. Mbape u shpreh një ditë më parë se “nëse do të isha larguar në verë, do të kisha shkuar vetëm tek Reali”.
Sfidanti.al