Ky klub është “ftohur brinjësh nga të katër anët”. Barcelona është si një shtëpi së cilës “stuhia Kovid” i shkatërroi dyer e dritare dhe e keqja po hyn nga të ketë dëshirë. Nuk mjafton klubi i futbollit që ka mbi 1 miliardë euro borxhe dhe prej të cilit u largua Lionel Mesi, por edhe klubi i basketbollit është në ditë të zezë. “El Mundo Deportivo” informon se humbjet këtë sezon pritet të jenë 27.4 milionë euro, vetëm 1.4 milionë euro më pak sesa edicioni i kaluar. Jo vetëm kaq, por sipas disa llogarive humbja e plotë do të jetë mbi 36 milionë euro. Gjendja është bërë më e vështirë sepse Mirotiç nuk ka pranuar uljen e rrogës prej 4 milionë eurosh në sezon, po ashtu edhe disa lojtarë të tjerë. Këtë gjë e kanë pranuar Abrines dhe disa basketbollistë, ndërsa Klaver dhe Hanga janë larguar. Në 3 sezonet 2019-2022, pritet që humbjet katalanase të jenë rreth 85 milionë eurosh.
Sfidanti.al