Austriaku i Frankfurtit që ia ka marrë dorën Manuel Nojerit

Martin Hintereger nuk ka qenë gjithnjë i mërzitur kur ka dalë nga fusha ndërsa ka luajtur përballë portierit të Bajernit dhe të Gjermanisë. Mbrojtësi austriak ishte autor goli në fitoren e madhe 2-1 që Ajntrahti i Frankfurtit arriti në “Alianc Arena” fundjavën e kaluar në Bundesligë. Ai ndreqi një gabim të bërë më parë që i dhuroi bavarezëve golin e avantazhit, ndërsa në fund shënoi Kostiç për fitoren. Ndaj Manuel Nojerit, Hinteregeri ka shënuar edhe më parë. Në 2018, realizoi me kokë në ndeshjen mes Austrisë e Gjermanisë (2-1). Po ashtu, realizoi me kokë në fitoren 5-1 të Frankfurtit ndaj Bajernit të Niko Kovaçit në 2019. Përpara të dielës, “Hinti” shënoi në maj 2020, edhe pse bavarezët triumfuan 5-2.

Sfidanti.al