Pas dështimeve me Alabën dhe Zylen, Bajerni bëhet i ashpër me Gnabrinë!

Ka ardhur një kohë që të luash futboll, të kënaqesh dhe të jesh një nga yjet në fushë ka dalë në plan të dytë. Në këtë kohë të pabukur prej “parazitësh” po rritet një “racë” e re futbollistësh të cilët mund të degjenerohen nga milionat e eurove që marrin si rroga vjetore, dhe të ulen në stol apo edhe më keq, në tribunë. Pas Garet Bejlit duket se shembulli i radhës është Serg Gnabri. Një nga talentet më të shkëlqyer të futbollit gjerman, që mrekulloi jo pak herë sidomos me Bajernin, mund të përfundojë jashtë ekipit sezonin që vjen. Bajerni e ka kërcënuar ta lerë në tribunë nëse nuk bindet për të rinovuar kontratën ose për të pranuar të shkojë në një ekip tjetër. Klubi gjerman pretendon të fitojë 45-50 milionë euro nga kartoni i tij, por kjo verë është rasti i fundit sepse kontrata e tij përfundon në 2023. Pas dështimeve me Alabën dhe Zylen, ishte e pashmangshme që bavarezët të silleshin pikërisht kështu.

Sfidanti.al