De Ligti është “i artë”, por Juventusi me 3 yje me paratë e tij!

Kështu është “bursa e futbollit”, ka momente kur mund të nxjerrësh përfitime rekord nga një investim që ndoshta nuk e mendoje si të tillë. Matijs De Ligt i kushtoi Juventusit rreth 75 milionë euro, plus një rrogë të lartë që mund të jetë 8 apo 10 milionë euro në sezon. Llogaria e tanishme e “Zonjës së Vjetër” është që nëse e transferon qendërmbrojtësin holandez për 85 milionë euro (nëse arrihet në 100 milionë, shumë më mirë), atëherë do të quhet me fitim të madh. Këto para duhen shumë sot, pasi Juvja synon Zaniolon nga Roma, Kostiçin nga Frankfurti dhe Kulibalin nga Napoli. Kombinimet e kontratave të tyre i bëjnë më të lehtë për t’u marrë se më parë, ndërsa 8-10 milionë eurot e rrogës së holandezit ndihmojnë klubin që të paguajë për lojtarët e rinj.

Sfidanti.al