Së fundi tha se Kupa e Botës në 2022 në Katar mund të jetë turneu i mbramë i madh me kombëtaren e Brazilit. Nejmar duket se nuk ndihet mirë sidomos nga ana psikologjike dhe bëri me dijë se mund të mos ketë nerva për të përballuar stresin e futbollit për një kohë më të gjatë. Siç thekson me të drejtë ish-lojtari i Paris SG, Zherom Roten, këto deklarata të Nejmarit duhet t’i kenë futur tmerrin klubit francez, i cili ka investuar shumë tek braziliani dhe jo shumë kohë më parë realizoi edhe rinovimin e kontratës duke mos e lejuar që të shkonte tek Barcelona. “Këto deklarata janë të tmerrshme për PSG-në, – thotë Roteni, – Nejmar po kalon një moment të keq dhe po luan keq edhe me ekipin e klubit. Kur është në formë, është përrallor, por po i mungon kurajoja për ta kaluar momentin e keq”. Nejmar ka qenë dobët për PSG-në këtë sezon madje tifozët kanë kërkuar që trajneri Poçetino ta ulë në stol.
Sfidanti.al