Parimi i Simeones: Liga e pamundur, por e bëjmë të mos jetë e tillë

Në sezonin 2013-2014 askush nuk vendoste ndonjë euro që skuadra e tij të fitonte titullin. Diego Pablo Simeone, për fatin e tifozëve të Atletikos, nuk lexonte parashikime, as nuk bënte llogari me rivalët, por vetëm përgatiste futbollistët e tij për ndeshjen e radhës. Mrekullia ndodhi dhe skuadra e vogël e Madridit e fitoi titullin e saj, të parin që nga 1997-ta e trajnerit Radomir Antiç.

Edhe këtë edicion gjithçka dukej brenda normalitetit, me Barcelonën që kishte marrë rolin e favoritit absolut duke u shkëputur ndjeshëm edhe nga Reali. Sidoqoftë, llogaritë nuk qenkan bërë deri në fund. Sonte në mbrëmje, në orën 16:15, Atletiko ndeshet me Barcelonën në fushën e kësaj të fundit, me diferencën prej 5 pikësh në favor të katalanasve. Një fitore, pra, e të besuarve të Simeones, do të thotë vetëm 2 pikë largësi dhe shpresë e vërtetë për titull.

“Titulli në Spanjë për ne është i pamundur, – thotë Simeone, – por, ne e bëjmë që të duket ndryshe. Rivalët tanë, Reali e Barcelona, janë të jashtëzakonshëm dhe flasin numrat për ta. Prej 14 vitesh, me përjashtimin tonë, ligën e kanë fituar vetëm Reali e Barça, ndërsa vetëm një herë Vijarreali ka dalë në vend të dytë”.

Simeone shkon në “Kamp Nou” me shumë respekt për Barçën dhe Valverden, që sipas përballoi ikjen e Nejmarit, ndryshoi sistemin e lojës dhe arriti sukses”.

Sfidanti.al