Pagat e trajnerëve të “Euro 2024”, ja ku renditet Sylvinho

Një hetim i “Finance Football” ka zbuluar pagat vjetore të trajnerëve të ekipeve kombëtare, pjesëmarrëse në UEFA EURO 2024 në Gjermani. Trajneri i përfaqësueses kuqezi, braziliani Silvinjo, sipas këtij investigimi përfiton një pagë prej 750 mijë eurosh në vit(vendi i 16-të), duke lënë pas vetes trajnerin e Polonisë, Skocisë, Sllovakisë, Hungarisë, Sllovenisë, Çekisë, Rumanisë dhe Gjeorgjisë. Gareth Southgate (Angli) është trajneri më i paguar, me një pagë vjetore prej 5.8 milionë euro, përpara menaxherit gjerman Julian Nagelsmann, i cili fiton rreth 4.8 milionë euro në vit dhe i Portugalisë Roberto Martínez, i cili fiton 4 milionë euro në vit. Jo shumë larg është trajneri i Francës, Didier Deschamps, i cili po përpiqet t’i shtojë një tjetër titull kabinetit të trofeut të transalpinëve. Paga e tij vjetore është 3.8 milionë euro. Me paga prej 3 milionë eurosh janë Ronald Koeman (Holandë) dhe Luciano Spaletti (Itali), dy skuadra që mund të thonë fjalën e tyre edhe nëse janë larg më të mirës së tyre. Turneu do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 14 korrik në Gjermani.

sfidanti.al