Nuk mbaron kalvari i Pogbasë, francezi dëmtohet përsëri

Luajti vetëm 24 minuta duke qenë titullar për herë të parë që nga rikthimi në fushë, pra pas më shumë se një viti. Duhej të kishte qenë një mbrëmje festive për Pol Pogbanë, por mesfushori francez e mbylli shumë para kohe dhe me lot në sy. Një tjetër problem muskular në këmbën e majtë që nuk dihet sesa kohë do ta mbajë jashtë fushave. Tifozët e përcollën me duartrokitje dhe trajneri Alegri tha se “Poli i ka shpatullat të mëdha dhe do t’ia dalë”. Në Mançester humbi 100 ndeshje në 6 sezone, ndërsa në Torino këtë vit ka luajtur vetëm 9 ndeshje, por asnjëherë titullar përveçse dje.

Sfidanti.al