Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Kampionja 27-vjeçare e xhudos, Distria Krasnqiri e ka nisur me fitore “aventurën” e saj, në Kampionatin Botëror të xhudos, “Wolrd Judo Master 2023”, që po zhvillohet në Hungari.
Në përballjen e parë për të gjatë këtij kompeticioni, në kategorinë 52 kilogramë, Krasniqi mundi lehtësisht xhudisten belge, Amber Ryheul, duke siguruar kështu në raundin e radhës, ku përballë do të ketë gjermanen Mascha Ballhaus. Me një eksperiencë të gjatë e shumë medalje ari në sportin e xhudos, Distria Krasnqi është padyshim një ndër favoritet për fitimin e medaljes së artë në kategorinë e 52 kilogramëve, teksa arriti ta bëjë diçka të tillë edhe në edicionin e kaluar, të zhvilluar në Jeruzalem.
sfidanti.al