Teksa konsiderohej si “e ardhmja” e portës së “galaktikëve” të Real Madrid, pas largimit të Tibo Kurtua, ukrainasi Andri Lunin është shumë pranë transferimit te “nëndetëset e verdha” të Vijareal.
Për kartonin e 24-vjeçarit, këta të fundit ofruan vetëm 3 milionë euro, mirëpo oferta u refuzuar nga bordi i “los blancos”, të cilët kërkojnë jo më pak se 5 milionë euro për shërbimet e “shtatlartit” ukrainas. Në rast transferimi të Lunin, “galaktikët” kanë gati “planin B” dhe do të afrojnë “gardanin” spanjoll të Getafe, David Soria, me 30-vjeçarin që pritet t’i kushtojë “mbretërve” të Madridit, vetëm 10 milionë euro.
sfidanti.al