Një tjetër Hënes në Bundesligë, nipi i Ulit mund të jetë trajner!

Për momentin është ende në stolin e Bajernit II, pra të ekipit të amatorëve, veçse dëshirën e ka që të provojë diçka më të rëndësishme. Nuk është e lehtë për dikë me mbiemrin Hënes që të largohet nga Mynihu, veçse 38-vjeçari Sebastian, nipi i Ulit dhe djali i Diterit, kërkohet nga Hofenhajmi. Posti është i lirë, pra ai mund të jetë trajner në Bundesligë, dhe ka arritur një marrëveshje në parim me klubin, veçse ka ende kontratë tek Bajerni deri në 2022. Çfarë thotë ish-presidenti Uli Hënes për këtë rast? “I kam thënë Salihamixhiçit që të vendosë ashtu siç ta mendojë më mirë, – shprehet 67-vjeçari, – unë nuk dua të ndërhyj, jam shumë i ndërgjegjshëm se në çfarë pozicioni kam qenë dhe se çfarë lidhjeje kam me Sebastianin”. Pra, një Hënes mund të jetë që sezonin e ardhshëm trajner në Bundelsigë, ku kanë shkëlqyer si lojtarë paraardhësit e tij.

Sfidanti.al