Milan e ka me ngut; takim me agjentin e Rebic

Milani nuk deshiron te humbase me kohe per Ante Rebic edhe pse kontrata e huazimit me Eintrachtin e Frankfurtit skadon ne vitin 2021. Klubi kuqezi ka pershpejtuar hapat ne bisedimet per te mos e humbur sherbimin e sulmuesit kuqezi.

Per kete arsye eshte zhvilluar nje takim mes drejtuesve te Milanit, Maldini e Massara, agjentit te futbollistit Ramadani dhe Drejtorit Sportiv te Fiorentines, Daniele Prade me klubin viole qe ka 50% te drejte mbi rishitjen e futbollistit.

Kjo do te thote se Milan po punon per te ardhmen dhe pas konfirmimit te Piolit, kuqezinjte bejne levizjen e tyre per te bllokuar largimin e nje elementi tjeter te rendesishem, si Rebic qe ka dhene nje kontribut te ringritjen e Milanit ne futbollin postcoronavirus. Deshira e Milanit eshte ne nje shkembim me Andre Silvan pa shpenzuar para ekstra.

Por ne kete operacion eshte ceshtja e te drejtes prej 50% te Fiorentines nga vlera e rishitjes se kartonit te lojtarit, gjebqe shpjegon pranine e Daniele Prade ne takimin e organizuar per Rebic.

Sfidanti.al