Aguero, si “i çmendur” në palestër për të qenë gati për Championsin!

Ai ka vetëm 2 javë kohë për të qenë gati, dhe shpreson t’ia dalë mbanë. Sergio Kun Aguero doli nga fusha i dëmtuar në 20 qershor, në ndeshjen që Mançester Siti fitoi 5-0 ndaj Bërnlit në Premier Ligë, dhe me të drejtë u mendua se nuk do të mund ta ndihmonte ekipin në duelin e kthimit ndaj Realit në Champions. Kjo ndeshje luhet në 7 gusht në Madrid, dhe është shumnë afër që sulmuesi argjentinas të jetë i disponueshëm, por nëse Siti kualifikohet, ai do të mund të ndihmojë më vonë. Mediat britanike njoftojnë se Aguero po ushtrohet 3 herë në ditë në palestër, dhe për punë ditësh pritet të nisë vrapimet. Ai dëshiron shumë të ndihmojë Sitin të fitojë trofeun europian, të parin që nga viti 1970, Nëse anglezët kualifikohen, ndeshjet e miniturneut në Lisbonë do të fillojnë në 15 gusht, ndoshta ndaj Juventusit apo Lionit. Në atë kohë, Aguero mund të jetë në listën e Guardiolës.

Sfidanti.al