Franc Bekenbaueri shkruante se në vitet 60-të, Bajerni luante në ligën e dytë dhe udhëtonte me autobus, ndërsa yjet e TSV 1860 Mynihut e shikonin makinën e kundërshtarëve që nga qielli, duke udhëtuar me një avion luksoz. Rolet kanë kohë që janë ndryshuar, por tani ndryshimi është kolosal. TSV-ja shkaktoi një tronditje në Bavari dhe në Gjermani, të ngjashme disi me atë në Shqipëri me rënien e Tiranës nga kategoria.
Klubi i themeluar në 1860 për shumësportet (në 1899 për futbollin), u rrëzua në kategorinë e tretë pasi humbi plej ofin me rivalët bavarezë të Jahn Regensburgut. Në mënyrë të pamenduar, 1860 Mynihu u mund në shtëpi, në “Alianc Arena” me shifrat 0-2 pasi kishte barazuar 1-1 në Regensburg. Kjo tronditje solli probleme edhe në Gjermaninë e qetë dhe në Mynihut tradicional dhe të pasur.
Tifozët u egërsuan shumë, dhe 10 minuta para fundit nisën të hidhnin sende të forta në fushë, përfshi edhe ulëse. Policia u rreshtua në formacion para tribunës, ndërsa tifozët thërrisnin “na ka ardhur në majë të hundës me ju”. Ndeshja u ndërpre 15 minuta dhe pastaj rifilloi për të përfunduar. TSV 1860 ishte mes themeluesve të Bundesligës në 1963 dhe u shpall kampion në 1966, ndërsa në 1865 arritën në finalen e Kupës së Kupave të Europës.
Sfidanti.al