Kryerja e evazionit fiskal po evidentohet cdo ditë e më shumë në botën e futbollit. Agjenti i Futbollistit të Interit, Gabigol, Wagner Ribeiro u dënua nga Gjykata Federale Braziliane me 5 vjet burg për këtë problem pasi në periudhën 2002-2005 ai deklaroi në organet tatimore 160 mijë Euro nga 1.1 milionë të përfituara. Një tjetër problem për Ribeiron ishte se ai nuk e kishte bërë të ditur burimin nga i siguroi këto të ardhura. Avokati mbrojtës i Ribeiros theksoi se shifra e përfituar prej tij ishte thjesht një shlyerje huaje që Ribeiro e kishte dhënë për llogari të kompanisë ku ai është edhe partner, një arsyetim ky që nuk e bindi shumë trupin gjykues. Wagner Ribeiro ka të drejtë të apelojë këtë dënim të dhënë nga Gjykata Federale, por nuk do të mund të largohet nga Brazili dhe për këtë u detyrua të dorëzojë pasaportën e tij.
sfidanti.al