Parregullsitë në kontratat me minorenët, CAS konfirmon bllokimin e merkatos së Atletico Madrid

Atletico Madrid merr lajme të hidhura nga Lozana. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv konfirmoi dënimin e FIFA me bllokim të merkatos për skuadrës spanjolle për shkak të parregullsive të shfaqura në nënshkrimin e kontratave me futbollistë nën moshën 18 vjeçare. Kjo do të thotë se Atletico Madrid nuk do të mund të ndërhyjë në merkato në sesionin e kësaj verë për t’iu rikthyer këtij aktiviteti në 1 janarin e vitit 2018. E vetmja gjë që ndryshoi CAS në dënimin e mëparshëm të FIFA ndaj Atleticos është reduktimi i gjobës nga 900 mijë në 550 mijë Franga Zvicerane. Drejtuesit e ‘Los Colchoneros’ reaguan ashpër ndaj këtij vendimi duke deklaruar se ky ishte një diskriminim për Atleticon për të cilin nuk u përdor i njëjti kriter si me skuadrën tjetër madrilene, Reali i Madridit të cilit iu lejua të vepriojë në merkaton e kësaj vere edhe pse FIFA e dënoi për të njëjtat parregullsi.

sfidanti.al