Mund të luash shumë mirë, por mjafton një moment dobësia që kritikat të vërshojnë. Jo vetëm tifozët, por edhe mediat shpesh tregohen sipërfaqësore, ndërsa më saktë mund të thuhet se mediat ndjejnë “me hundë” sesi mendon publiku, dhe ua ofron ngjarjet në atë version që ai pëlqen. i tillë, edhe rasti i Elseid Hysajt, pasi mbrojtësi shqiptar u quajt fajtor në golin e pësuar nga Napoli, në përballjen “e mallkuar” ndaj Palermos në Serinë A.
Ishte minuta e gjashtë kur Nestorovski shënoi, i mbuluar jo siç duhet nga mbrojtësi i kombëtares shqiptare, gjë që u theksua nga mediat më shumë sesa kontributi shumë i mirë që shkodrani dha në pjesën e dytë. Menaxheri i tij, Xhufredi, e mbrojti duke thënë pikërisht se Hysaj luajti mirë, dhe duke shtuar se goli u pësua për gabim kolektiv, jo vetëm të një lojtari. Na mbetet vetëm që publiku të të emancipohet sa më shumë dhe sa më shpejt, bashkë me të, të emancipohet edhe media, dhe të mos jetë aspak e cektë.