Nuk mjaftuan 25 milionë euro që do t’i paguhen Zhoze Murinjos. Mançester Junajtid duhet të shpenzojë edhe nga 45 milionë euro të tjera për të marrë trajnerin që dëshiron, dhe gjithashtu as kjo mund të mos mjaftojë. “I pikuari nga qielli” për klubin në “Old Traford” është Maurisio Poçetino, një trajneri nga Argjentina, por që është me punë në Londrën e Veriut, tek Totenhemi.
Njeriu me karakter të fortë nuk e pati problem të zgjidhte parimin përpara shanseve të karrierës dhe të refuzonte Realin e Madridit në maj apo qershor. Ai sapo kishte rinovuar me Spërsat dhe kishte bindur yjet kryesorë, të parin Harri Kejnin, që të rinovonin edhe ata, pra si mund t’i linte në baltë?! Junajtid duhet ta kuptojë se ky njeri nuk është e lehtë të bëhet për vete. Jo më kot, kur u ngacmua se “nuk ka njeri që i thotë jo Realit”, ai u përgjigj se “unë jam një i tillë”.
Për momentin, trajner i përkohshëm i skuadrës me shumë gjasa do të jetë Ole Gunar Solskjer, ish-sulmuesi i famshëm i “djajve të kuq” që fituan “treblin” në 1999, dhe që shënoi golin vendimtar në finalen e Championsit ndaj Bajernit.
Sfidanti.al