Prej kohësh skuadra kuqezi nuk ishte një “inkubator” për të mbajtur futbollistë që të ishin pjesë e ekipeve të tyre përfaqësuese. Gjithsesi, kjo ka ndryshuar me trajnerin Stefano Pioli. Nëse të tillë si Ibrahimoviç, Kjer apo edhe Leao ishin në kombëtaret, përkatësisht suedeze, daneze dhe portugeze, tashmë kanë dalë edhe të tjerë. Titulli kampion dhe loja e mirë e Milanit ndihmoi që futbollistë si Teo Hernandez, Sandro Tonali apo Fikajo Tomori të bindin selektorët. Hernandez ka arritur të fitojë në konkurrencën e tmerrshme të Francës, Tonali është bërë pjesë e gjeneratës së re të Roberto Mançinit tek Italia, ndërsa Tomori po merret gjithnjë e më shumë parasysh nga trajneri i Anglisë, Garet Sauthgejt.
Sfidanti.al