Nëse Mbapeja zgjedh trajnerët, PSG i bën varrin vetes!

Një raport nga Spanja thotë se klubi francez është gati të bërë sakrifica sublime vetëm e vetëm që të mbajë atë që mund të cilësohet si lojtari potencial më i mirë i botës vitet e ardhshme. Paris SG dëshiron me çdo kusht që Kilian Mbape të mos largohet dhe për këtë gjë do t’i japë fuqi të tilla që nuk i ka pasur asnjë futbollist para tij, as Peleja, Maradona, Mesi apo Kristiano Ronaldo. Flitet se mund të arrihet deri aty saqë Mbapesë do t’i lejohet të zgjedhë trajnerin dhe shokët e skuadrës. Ky cilësohet një dorëzim i vërtetë, dhe le tat hemi drejt se nëse një kontratë e tillë do të nënshkruhej, PSG do t’i bënte varrin vetes, pavarësisht nëse Mbapeja do të kishte në krah yjet më të mëdhenj të mundshëm.

Sfidanti.al