Trajneri i Mançester Sitit ishte shprehur me ironi dhe sarkazëm se Liverpuli vazhdimisht ka lojtarët më të mirë, sipas fjalëve të Jurgen Klopit, ndaj edhe duhet të fitojë trofetë. Pep Guardiola gjykoi se padyshim Mohamed Salah do të dilte lojtari më i mirë i vitit në Premier Ligë, por nuk ndodhi kështu. Sulmuesi egjiptian doli në vend të dytë pas mesfushorit të Sitit, Kevin De Brujne. Ylli nga Belgjika pati një sezon të shkëlqyer me 15 gola në 29 ndeshje dhe me 7 asistë, duke ndihmuar ekipin të mbajë vendin e parë në kampionat. Ky ishte çmimi i dytë i De Brujnes si lojtari i vitit, pas vitit 2020, ndërsa vjet fitoi mbrojtësi Ruben Dias, gjithashtu i Sitit.
Sfidanti.al