Braziliani i famshëm, që mbërriti në Paris për të qenë “primadona”, ndryshe nga çfarë ndodhte tek Barcelona, sot është shumë më realist. Në një intervistë për “Frans Futbollin”, që raportohet nga “Lë Parizien” në prag të duelit të kthimit të PSG-së me Bajernin në Champions, Nejmar vlerëson se i detyron Kilian Mbapesë lumturinë e tij në Francë. “Kiliani ishte njeriu që më ndihmoi për të kuptuar mentalitetin vendas, për të qenë më shumë francez, – thotë sulmuesi, – kjo bëri të mundur që unë të integrohesha. Ia detyroj atij një pjesë të madhe të kësaj”. Nejmari thekson se Mbape është një lojtar shumë i shpejtë, por edhe shumë inteligjent dhe teknik. “Vetëm shpejtësia nuk është asgjë, por Kiliani ka edhe cilësi të tjera, – shprehet ai, – duke e parë në stërvitje unë thashë se “ky është djali ynë i artë”. Ai është shumë i shpejtë, por ka një repertor të madh driblimesh”.
Sfidanti.al