Në Spanjë thotë se është e vështirë të “deshifrohet” Ançeloti!

E përditshmja “Marka” analizon sezonin e deritanishëm të Realit duke e vlerësuar mjaft trajnerin italian, edhe pse madrilenët nuk janë në krye të kampionatit. Gjithsesi, gazeta spanjolle shkruan se Karlo Ançeloti u përpoq të ruante ekuilibrat në ekip dhe të aktivizonte lojtarët me sa më shumë rotacion, për të përballuar pjesën e Botërorit, e cila do të ndikojë edhe në gjysmën tjetër të edicionit. Ançeloti nuk ka përdorur kurrë një formacion dy herë në 21 ndeshje në 92 ditë (një ndeshje në 4.5 ditë), ndërsa të besuarit e tij kanë qenë më shumë Asensio, Lukas Vaskez, Rodrigo, Naço, Kamavinga dhe Rydiger. Disa kanë pasur dëmtime si Benzema apo Kurtua, Hazar po ashtu ka qenë me probleme, ndërsa i vetmi që nuk ka luajtur ka qenë Odriozola.

Sfidanti.al