Në “San Siro” fiton Juventusi, por edhe polemikat e sherri!

Nuk pati qetësi dhe vendasit akuzuan se ajo që u lejua nuk mund të pranohet në epokën e VAR-it. Kështu tha trajneri Simone Inzagi në përfundim të Derbit të Italisë, që Interi i tij e humbi në “San Siro” ndaj Juventusit. Mjaftoi një gol i shënuar nga Filip Kostiç (ndërsa pritej Vlahoviç), por interistët protestuan ashpër për një prekje të topit me dorë nga Rabio gjatë aksionit. Ndeshja ishte e fortë, dhe zikaltërit patën më shumë epërsi të paktën në kërkim të golit, ndoshta edhe sepse pësuan gol shpejt (në 23’). Inzagi nuk e aktivizoi sërish asnjë minutë Kristjan Asllanin, edhe pse bëri 5 zëvendësime. Me fitoren 1-0, Juventusi arriti në 41 pikë, vetëm 7 pikë prapa Milanit që mban vendin e katërt dhe të fundit të zonës Champions. Interi është i treti, i kaluar nga Lacio që fitoi derbin ndaj Romës.

Sfidanti.al