Në Poloni e Gjermani thonë se Levandovski tashmë është i Barcelonës

Sulmuesi 33-vjeçar pranoi të bashkohej me ekipin që ende është i tij, madje bëri edhe seancën e fotove me shokët tek Bajerni, por largimi duket çështje ditësh, në mos orësh. Mediat polake, gjermane dhe spanjolle shkruajnë se Barcelona dhe bavarezët janë shumë më pranë gjetjes së kompromisit, dhe se në këtë gjë ka ndihmuar kthimi i Robert Levandovskit në Mynih, duke mos u rebeluar. Boll e kishte tensionuar situatën edhe me aq sa kishte bërë. Nuk jepen shumë hollësi, por besohet se 50 milionë euro mjaftojnë. Legjenda polake, Zbignjev Bonjek thonë se “e shoh 100 për qind kalimin e Levandovskit tek Barça”, por presidenti Laporta thotë se “duhet të mos nxitohemi sepse ende nuk na ka ardhur përgjigja e Bajernit”.

Sfidanti.al