Në Madrid thonë: “Kriza e Realit ka shumë baballarë”!

Kur humb në Moskë 0-1 duke goditur 3 herë shtyllat e duke luajtur në një portë, kjo padyshim pranohet dhe quhet pafatësi, por kur e përsërit në fushën e Alaveshit duke qenë hije e vetvetes, askush nuk mund të jetë i qetë. Reali i Lopetegit, për më tepër, ka 6 orë e 49 minuta që nuk shënon, pra 4-5 ndeshje, ndërsa po të ishte ende Ronaldo, në këtë periudhë mund të ishin shënuar 4-5 gola.

Gazeta “Marka” shkruan se “kriza e Realit ka shumë baballarë”, pra “një fëmijë” ka shumë “kopil” sa nuk di nga t’ia fillosh. Gjithsesi, tifozët kanë ide më të qarta. Në sondazhin e “Markës”, 59 për qind e tyre fajësuan klubin (planifikimin sportiv), vetëm 23 për qind ia vunë fajin trajnerit, 16 për qind lojtarëve, dhe vetëm 2 për qind i dhanë rëndësi dëmtimeve. Të mos harrojmë se votuan 40 000 vetë.

E vërtetë që ndaj Alaveshit munguan të dëmtuarit Bejl e Benzema dhe Lopetegi u detyrua të bënte Asension si sulmues, plus Marianon e sapoardhur dhe Vinisiusin e ri që kërkon kohë të rritet. Veçse, është po kaq e vërtetë se ndaj Reali u larguan Ronaldo, Hames Rodrigez, Morata, Kovaçiç apo edhe Pepe, ndërsa nuk erdhi “mesia” i premtuar, pra Nejmar ose Mbape. Reali mbetet pranë kreut vetëm sepse Barcelona e Mesit e ka nisur në mënyrë te çrregullt sezonin, por nuk mund të vazhdojë kështu, sepse katalanasit shpejt pritet të jenë “makina fituese” në La Liga.

Sfidanti.al