Me fitoren në Nisë e barazuan rekordin e vjetër. Yjet e Paris SG triumfuan 4-1 dhe arritën fitoren e 8-të radhazi në startin e ligës franceze, diçka që e kishte bërë Olimpik Lilua (i Lilës) në sezonin 1936-1937. Në rast suksesi ndaj Lionit, sot në orën 21:00, PSG do të bëhej rekordmeni i vetëm e Ligës së Parë me 9 fitore radhazi në nisje.
“E duam rekordin, – thotë trajneri Tuhel, – duam çdo rekord, por duhet pasur kujdes ndaj Lionit, edhe pse luajmë në fushën tonë. Lioni ka luajtur ndeshjet më të mira kur e ka pasur më të vështirë, si në fushën e Mançester Sitit apo Marsejës, duke fituar. Jemi përgatitur shumë seriozisht, ndërsa jam i lumtur që në ekip kemi edhe Verratin, një nga mesfushorët më të mirë të botës”.
Sfidanti.al