Një nga pikat e forta të Interit jepet mesfusha, pavarësisht se Marcelo Brozoviç ka humbur 9 ndeshje gjithsej këtë sezon. Në miqësoren ndaj Rexhinës, zikaltërit kishin treshen në qendër të përbërë nga Barela, Mkitarian dhe Çalhanoglu, që bindën trajnerin Simone Inzagi. Po ashtu, edhe Kristjan Asllani që jepet ende në fazën e “çirakut”, pra që është duke mësuar, por që tregoi shenja të mira. “La Gazeta delo Sport” shkruan se Asllani dha sinjale pozitive në rreth 20 minuta që u aktivizua. Interi po ashtu pret shumë nga dyshja e sulmit Lukaku-Xheko (Lautaro është ende me pushime), por një mesfushë e fortë e ndihmon mjaft repartin ofensiv.
Sfidanti.al