Nuk është pak kur Zllatan Ibrahimoviç të të bëjë një kompliment të madh. “Rafa është i riu që është rritur më shumë se gjithë të tjerët”, ishin fjalët e legjendës suedeze për sulmuesin portugez, dhe mediat italiane besojnë tek ai. Rafael Leao është një nga shpresat e mëdha të Milanit për gjysmën e dytë të sezonit, e ndoshta edhe për më tej nëse realizohet rinovimi i kontratës. Sipas “La Gazeta delo Sportit”, sulmuesi 23-vjeçar mund të shënojë 20 gola këtë sezon “me bekimin e Ibrës”. Këtë të hënë, Leao do të paraqitet në Milanelo pas një pushimi të shkurtër për shkak të Botërorit. Objektivat janë të vështirë në Serinë A dhe në Champions, por me një Leao “20-golësh” gjithçka mund të bëhet më e lehtë, ndërsa ai vetë kërkon të tregojë se meritonte të luante në Kupën e Botës.
Sfidanti.al