Lebronit i duhen ndoshta 25 ndeshje për të mbërritur Xhabarin!

Po i afrohet me ritmin krejtësisht të vetin, ashtu siç di të bëjë vetëm ai. Lebron Xhejms mund të mos jetë një Majkëll Xhordan, por gjithsesi askush nuk e ka këmbënguljen dhe dashurinë e tij për basketbollin, të paktën që nga koha e Bill Rasëllit. Legjenda e gjallë e NBA-së është vetëm 667 pikë larg rekordit absolut të shënimit në sezonit e rregullt të basketbollit amerikan. Ky rekord, me 38 387 pikë, vazhdon të mbahet nga legjenda tjetër e Lejkërsave, Karim Abdul Xhabar, por pritet që me këtë ritëm, Lebroni ta arrijë në mesin e këtij sezoni. Saktësisht mund t’i duhen 25 ndeshje me mesataren e pikëve që po shënon aktualisht. Xhejmsi ka 37 720 pikë duke luajtur më pak ndeshje e më pak minuta sesa Xhabari, ndonëse diferenca është e madhe me Majkëll Xhordanin që ka luajtur shumë më pak, por ka mesatare më të mirë.

Sfidanti.al