E do apo nuk e do Reali Mbapenë? Çfarë distance nga “jo”-ja tek 1 miliardë eurot!

Pak ditë më parë u botua një histori në shtypin europian sipas së cilës klubi “mbretëror” spanjoll ishte gati të bënte një investim gjigand për ta marrë nënkampionin e botës. Kilian Mbape mund të pëlqehet ose jo, por mbetet numri 1 i projektuar i futbollit botëror, ndaj edhe mediat kishin një argument të fortë kur shkruanin se Reali do të paguante në total 1 miliardë euro për kartonin e tij dhe rrogën e shpërblimet për disa vit. Me rritjen e fitimeve, medemek, rriten edhe investimet. Gjithsesi, e përditshmja “Marka” shkruan sot se në “Bernabeu” nuk kanë ndërmend të humbasin kohë duke u marrë me të ardhmen e Mbapesë. Kjo, sepse ata u zhgënjyen shumë pranverën e kaluar me sjelljen e tij kur “e drodhi” në fund duke firmosur për PSG-në. Të shohim se cili variant është i vërteti.

Sfidanti.al