Mbrojtja e Barcelonës është zilia e gjithë Europës

Padyshim që po flasim për skuadrën që pëson më pak gola se gjithë të tjerat, madje më pak edhe sesa Juventusi. Barcelona ka marrë vetëm 5 gola në portë në 14 ndeshje të kampionatit spanjoll, dhe madje ekipet kundërshtare duhet të lëshojnë 7 gjuajtje drejt portës për të shënuar një herë të vetme. Këto janë statistikat më të mira në të 5 ligat e mëdha europiane, më lart sesa sesa Juvja (6.43) apo PSG-ja (6.11). Ja pra, që ekipi i Ksavit nuk varet vetëm nga golat e Levandovskit, të cilin nuk do ta ketë për 3 ndeshje për shkak të pezullimit.

Sfidanti.al