“Interes nga Anglia për Manuelin”, shkruan tabloidi “Bild”, si gjithnjë tepër i informuar, apo të paktën që “i ka futur hundët kudo”. Flitet për kapitenin e Bajernit dhe të Gjermanisë, Nojer, i cili paprirur është vënë në diskutim. “Guri i rëndë në vend të vet”, thotë populli, por një “gur i rëndë” si 34-vjeçari sikur nuk do të qendrojë aq lehtë në vendin e vet. Pas transferimit të parë në 2001, nga Shalke në Mynih, ja ku po afrohet edhe i dyti.
“Në dyshim e ardhmja tek Bajerni”, sqaron më tej “Bildi”, që komenton se kjo e ardhme mund të jetë në Londër. Pikërisht tek Çelsi i Frenk Lampardit, që ka pësuar një zhgënjim me portierin spanjoll, Kepa, të lënë në stol nga trajneri edhe pse u mor për 80 milionë euro nga Bilbao. Ekspertët në Angli thonë se klubet e tjerë kanë portierë shumë të mirë, Liverpuli ka Alisonin, Siti ka Edersonin, dhe Junajtidi ka De Gean, ndonëse e ardhmja e spanjollit mbetet gjithnjë në dyshim.
Në Francë, PSG besohet se është më i përqëndruar për të përforcuar sektorë të tjerë të fushës sesa portën ku ndodhet Kejlor Navasi, që po luan shumë mirë. Në Spanjë, Barça ka Ter Shtegenin të cilit pritet t’ia zgjasë kontratën deri në 2024, dhe Reali ka Kurtuanë, ndonëse specialistët thonë se “Reali kurrë nuk ngopet me yje”. Së fundi, në Itali, Juvja ka Sheznin dhe ende ka Bufonin, Milani nuk besohet t’i ketë paratë për Nojerin (edhe nëse ikën Donaruma), ndërsa Interi ka kapitenin Handanoviç, ndonëse do ta donte një portier më të ri. Si përfundi, varianti më i mundshëm mbetet Çelsi, ose … Bajerni.
Sfidanti.al