NBA Playoff 2024, Boston fluturon në finalen e konferencës

Boston Celtics ka eliminuar ekipin e Klivelandit duke fituar katër prej pesë takimeve të zhvilluara. Ndeshja e pestë ishte mjaft e vështirë për Cavs pasi u prezantuan në “TD Garden” pa Miçell, Alen dhe LaVert. Mungesat kishin shumë rëndësi në ekonominë e lojës, e cila u dominua nga skuadra vendase. Xhejson Tatum shkëlqeu me 25 pikë, 10 topa në tabelë dhe 9 asist. Ndërsa mbrëmja ishte mjaft e mirë edhe për një vetarn si Al Horford, autor i 22 pikëve, 15 topave në tabelë dhe 5 asisteve në 35’. Kjo fitore i siguron një vend në finalen e konferencës së lindjes ekipit të Bostonit, i cili do të ndeshet me fituesen e çiftit Indiana-Nju Jork.

sfidanti.al