Hapen kufijtë e kampionateve

FIFA ndërmerr hapat e parë për globalizimin e kampionateve. Federata ndërkombëtare i ka ndezur dritën jeshile rishikimit të rregullores që pengon ndeshjet e kampionatit të një vendi të luhen në një vend tjetër. Interesimi i SHBA-së dhe Arabisë Saudite për të tërhequr supersfida në vendet e tyre e ka detyruar FIFA-n të tërhiqet nga vendimi klasik edhe pse nuk ka një qëndrim zyrtar nga presidenti Giani Infantino. Vendimi është marrë gjatë Këshillit të Bankokut ku FIFA vendosi krijimin e një grupi pune që do të hartojë ligjin e ri që lejon ndeshjet e një kampionati të “rmigrojnë” në vende të tjera në mënyrë që skuadrat të arkëtojnë sa më shumë gjatë një sezoni. Deri tani, vende si Italia, Spanja dhe Franca kanë organizuar evenimente dytësore si superkupa në vende si Arabia Saudite, Kina dhe Izraeli por me normën e re, Serie A, Ligue 1 apo La Liga mund të dalin jashtë kufijve nëse klubet bien dakort me vendet që ofrojnë shuma bindëse. Në këtë mënyrë, nuk është aspak habi që në një të ardhme të afërt El Clasico të luhet në Pekin apo Derbi i Italisë në Los Ageles.

sfidanti.al