Napoli shkon drejt titullit, por dy herë më parë ishte pranë tij dhe nuk e fitoi!

Nuk po flasim për kohën e Maradonës, por për “të birtë e shekullit të ri”. Skuadra e trajnerit Luçiano Spaleti ka krijuar një diferencë të rëndësishme me rivalët në Serinë A, 8 pikë mbi Milanin e vendit të dytë, dhe duket e pandalshme. Napoli vlerësohet si ekipi më i mirë në Itali, dhe një nga 2-3 më të mirët e Europës këtë moment, ndërsa precedentët tregojnë se mund t’ia dalë për të fituar titullin. Asnjë ekip që ka pasur të paktën 8 pikë epërsi pas 14 javësh nuk e ka humbur betejën, as Roma në 2001, as Interi i Murinjos dhe as Juventusi i 2019-ës. Gjithsesi, në 2015 e 2019, Napoli ishte pranë titullit dhe dështoi, ndonëse diferenca me ndjekësit ishte më e vogël. Nga ana tjetër, plus i madh këtë vit është “stoli i gjatë”, pra që ekipi ka më shumë alternativa, ndërsa thuajse të gjithë po shënojnë.

Sfidanti.al