Luan ende në nivelin e dytë, sepse edhe mosha është e tillë, por e ardhmja duket e garantuar. Së fundmi, në Skoci po shkëlqen djali i ish-kapitenit të kombëtares shqiptare, Rudi Vata. Ai është Roko Vata që luan si sulmues për ekipin B të Sëlltikut, duke e treguar veten në ndeshjen e kampionatit ndaj Bromhillit. Sfida përfundoi 6-2 për Sëlltikun dhe Roko Vata shënoi 3 gola, konkretisht të parin, të tretin dhe të gjashtin. Për Vatën e ri janë 4 gola në dy ndeshjet e fundit, ndërsa ai është shpallur më i miri i javës në kampionatin e moshave. Pritet që pas pak kohës ai të marrë fanelën që dikur kishte babai i tij tek të rriturit e Sëlltikut, edhe pse do të jetë me një numër më të madh se 5, sepse ai nuk është qendërmbrojtës.
Sfidanti.al